Duket se në Gjermani sa i përket raportit botëror për pasuri ka nxjerrë në pah numrin e milionerëve
Sipas “Credit Suisse” në raportin vjetor të pasurisë globale zbuloi se numri i milionerëve në të gjithë botën u rrit në afro 47 milionë vitin e kaluar dhe ata tani zotërojnë afër gjysmën e pasurisë së botës.
Raporti tregon se Shtetet e Bashkuara ende udhëheqin botën në numrin e përgjithshëm të milionerëve. SHBA shtoi 675,000 milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar, duke e çuar totalin e saj në 18.6 milionë, shkruan “The Local”.
Nga ana tjetër në Gjermani numri është shumë më i vogël, megjithëse numri i milionerëve në vend është rritur me 95.7 përqind midis 2010 dhe 2019.
Sipas statistikave thuhet se Gjermania tani ka 2.2 milionë milionerë, që është e barabartë me 16% të numrit të përgjithshëm nga Evropa.“Credit Suisse” raportoi se Gjermania renditet në vendin e katërt në botë sipas pasurisë totale, pas Japonisë dhe përpara Britanisë së Madhe. Për sa i përket pasurisë për të rritur, ajo është në vendin e 19-të përkrah Italisë dhe Tajvanit.