Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
COVID-19: Pesë raste janë duke u trajtuar në Infektive, thotë drejtori Vishaj
Lajme

COVID-19: Pesë raste janë duke u trajtuar në Infektive, thotë drejtori Vishaj

3. August 20243 Mins Read
Coronavirus COVID-19 under the microscope. 3d illustration
Share
Facebook
Advertisements

Pesë raste me COVID-19, po trajtohen në Klinikën Infektivë.

Kështu bëri të ditur drejtori Arben Vishaj.

Ai tha se ditët e fundit ka pasur kërkesë për hospitalizim nga ky virus.

Sipas tij, ky virus në stinën e verës, ka mundësinë e përhapjes më të madhe për shkak të fluksit, teksa simptomat janë të njëjtë si të viteve të kaluara.

“Këto tri ditët e fundit kemi pasur kërkesë për hospitalizim. Të hënën kemi pranuar nëntë pacientë. Tashmë në Klinikën e Infektives dhe dy pacientë i kemi lëshuar në shtëpi, dhe aktualisht kemi i pesë pacientë në klinikë duke i trajtuar. Është me natyrën e virusit Covid-19 që të pësoj dhe përsëritet herë pas here kryesisht ajo pjesë e popullit që ka imunitet te dobët. Simpotologjia duke që është e njëjtë nuk ka ndonjë ndryshim, ne jemi duke i trajtuar ata shumë mirë. Ne i kemi tre pacientë që jemi duke i trajtuar me oksigjeno-terapi, kurse dy të tjerë në Qendrën Klinike të Përgjithshme”, deklaroi ai për EkonomiaOnline.

I pari i Klinikës Infektive theksoi se në kohën e verës ardhja e mërgimtarëve nga vendet e ndryshme, rrit mundësinë e shpërndarjes më të madhe të virusit COVID-19.

“Duket që virusi COVID-19, pëson ndryshime gjenetike prej një njeriut në njeriun tjetër. Në ditët e fundit kemi një grumbullim më të madh të popullatës në përgjithësi, kemi popullatë prej krejt botës. Kemi informacione që në Francë, Gjermani ka raste me këtë virus dhe mundësia e bartjes është më e mundur. Ky virus na ka mësuar që në stinën e verës ka mundësi me u përhap më shumë. Për kundër viruseve të tjera qe i kemi pasur nuk kanë qenë karakteristikë kohore që e ka ky virus”, theksoi Vishaj.

Vishaj shtoi se ky virus është bërë i zakonshëm dhe nuk është diçka për tu shqetësuar. Madje, ai ka thënë se ka simptomat e njëjtë sikurse para katër viteve.

Po ashtu, ai apeloi tek qytetarët që t’i shmangen grumbullimeve të njerëzve në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Organizata botërore e shëndetësisë Covid-19 e ka shpallur si emergjencë globale kurse IKShPK ka shpallur nuk është emergjencë nacionale, pra ky virus tashmë është i zakonshëm. Kryesisht i prek moshat që kanë çrregullim të imunitetit. Shenjat janë të njëjta, temperatura, lodhje ethe, vështirësi në frymëmarrje. Qytetarët të kanë manifestime të gripit preferohet të shmangen grumbullimit në zonat e mbyllura me grupe njerëzish sepse ka mundësinë e shpërndarjes së virusit”, u shpreh i pari i Infektivës.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen COVID-19 emergjencë të shëndetit publik në janar të vitit 2020.

Covid19
Share. Facebook
Previous ArticleDefekti i Instagram fshin përgjithnjë postimet e disa përdoruesve
Next Article “Ku po shkon o Princesa” – Butrint Imeri lanson hitin e ri që për pak orë kap 300 mijë shikime

Related Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.