Në ditën kur nisi lufta Izrael-Iran, çmimi mesatar i importit për litër nafte ishte 49 centë, pa taksa, apo rreth 99 centë me taksa. Ndërsa, të shtunën e kaluar, çmimi mesatar i importit për një litër naftë ishte 57 centë – pa taksa, ndërsa me taksa 1 euro e 9 centë.
E në treg, është duke u shitur rreth 1 euro e 32 centë. Gjatë ditës, ka reaguar ministria e Industrisë, që vendosi të aktivizojë çmimet tavan për 90 ditë.
Deri në 1 euro e 32 centë kushton një litër naftë në pikat e shitjes me pakicë.
Ka të tjera që litrin e naftës e shesin 1 euro e 27 centë.