Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Çka duhet të dini rreth studimit për kanabisin, studiuesit shpresojnë të fillojnë provat me kafshët
Lifestyle

Çka duhet të dini rreth studimit për kanabisin, studiuesit shpresojnë të fillojnë provat me kafshët

2. April 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Studiuesit australianë po bëjnë eksperimente laboratorike për të parë nëse kanabisi mund të përdoret për trajtimin e kancerit të lëkurës. Ata thonë se më pak se 15% të pacientëve arrijnë të mbijetojnë më shumë se tre vjet pas prekjes nga melanoma. Por, sipas studiuesve australianë, provat e reja laboratorike tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e këtij lloji të kancerit.

Leigh Raaschou ka luftuar me kancerin për disa dekada.

Ai nuk ka mbrojtur veten prej djegies nga dielli dhe thotë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën rrezet e diellit.

Melanoma iu shfaq fillimisht në lëkurën e kokës dhe më pas u përhap deri në kockë. Mjekët u detyruan t’i hiqnin një pjesë të kafkës.

“Mjekët janë detyruar të heqin mbi 100 copa kanceroze të lëkurës në atë kohë, ndoshta afër 200”, thotë Raaschou.

Që nga viti 1998, Raaschou është prekur katër herë nga melanoma. Për herë të fundit ai u prek nga kjo sëmundje vitin e kaluar.

“Asnjëherë nuk kam mbajtur kapele, nuk kam përdorur kurrë krem për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Dhe ky është rezultati”, thotë ai.

Terapia me rrezatim për të shkatërruar qelizat kanceroze i ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin.

“U jam nënshtruar trajtimeve me rrezatim në çdo zonë të kokës. Dhe mjekët më kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë zonë pa u trajtuar. Bashkëshortja ime është e shqetësuar për gjendjen time”, thotë Raaschou.

Në shumicën e rasteve, melanoma trajtohet përmes ndërhyrjeve kirurgjike ose terapive me rrezatim.

Por studiuesit në Universitetin Charles Darwin dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn po hulumtojnë përdorimin e kanabisit, si një mundësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen.

Studimi është në fazat e tij fillestare, por ata zbuluan kur vendosën një ekstrakt specifik nga bima e kanabisit sativa, të quajtur PHEC-66, në një epruvetë, se ajo u bashkëngjitet receptorëve në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe ndërpreu rritjen e tyre.

“Bëhet fjalë për melanomën malinje, një lloj fatal i kancerit të lëkurës”, thotë Dr. Nazim Nassar nga Universiteti Charles Darwin.

Dr. Nassar është bashkautor i një studimi mbi këtë hulumtim, të botuar në revistën “Cells”.

Studiuesit tani shpresojnë të fillojnë provat me kafshët.

Kjo mund të marrë vite dhe rezultatet do të duhet të jenë të suksesshme përpara se të fillojnë provat klinike me njerëz, por Nassar është i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme.

“Kjo metodë e detyron qelizën kanceroze të kalojë në atë që ne e quajmë vdekje të programuar qelizore ose apoptozë. Dhe për ne ky studim fillestar i kryer në laborator është një rezultat i shkëlqyer”, thotë ai.

Për njerëzit që jetojnë me kancer si Raaschou, çdo alternativë ndaj operacionit është një opsion i mirëpritur.

“Do të isha shumë i kënaqur nëse nuk do të më duhej të hiqja kancerin me operacion. Do të dëshiroja ta dija këtë gjë 10 vjet më parë”, thotë Raaschou.

145

Kanabis
Share. Facebook
Previous ArticleNdahet nga jeta babai i Sara Gjordenit?
Next Article Parashikimi i motit për sot

Related Posts

Çfarë duhet të bëjmë kur ndihemi të lodhur?

2. June 2025

Ky është kosovari që fitoi 50,000$ nga Youtuberi i famshëm

2. June 2025

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.