Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

15. Juni 2025

Olta zbulon për herë të parë imazhin e djalit të saj të vogël

15. Juni 2025

Danja i shijon pushimet në krahët e partnerit

15. Juni 2025

Jo vetëm Granit Xhakën, Igli Tare kërkon të afrojë te Milani dhe yllin tjetër shqiptar

15. Juni 2025

Cilat aplikacione kanë dominuar shkarkimet në Evropë këtë vit?

15. Juni 2025

Nga nesër hyn në fuqi një rregull i ri në Spitalin e Pejës

15. Juni 2025

Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

15. Juni 2025

Shkon në 13 numri i të vr*rëve në Izrael, 380 plagosen

15. Juni 2025

Këshillat kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës

15. Juni 2025

Paparacët nervozojnë Justin Bieber-in, videoja bëhet virale

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Çka dihet për tërmetin e pazakontë që tronditi Nju Jorkun dhe qytetet përreth
Botë

Çka dihet për tërmetin e pazakontë që tronditi Nju Jorkun dhe qytetet përreth

6. April 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një tërmet tronditi zonën metropolitane me popullsi të dendur të Nju Jorkut mëngjesin e së premtes, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Banorët e pjesës verilindore të vendit njoftuan se i kishin përjetuar lëkundjet e tërmetit me një magnitudë paraprake 4.8.

Agjencia amerikane tha se epiqendra e tërmetit ishte në shtetin e Nju Xhersit, rreth 72 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut dhe 80 kilometra nga qyteti i Filadefias në veri.

Lëkundjet u ndjenë deri në Baltimorë dhe në Boston. Pati raportime edhe për lëkundje pasuese që u përjetuan nga banorët si të forta. Pati njoftime për mbi dymbëdhjetë lëkundje pasuese gjatë orëve në vazhdim, madje sipas USGS-së, më i forti gjatë mbrëmjes së të premtes ishte i magnitudës 4.

Departamenti i Zjarrfikësve në Nju Jork tha se njoftimet paraprake nuk tregojnë për dëmtime.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është informuar për tërmetin, tha zëdhënësi i tij Fabien Levy, duke shtuar se, “ndërsa për momentin nuk kemi asnjë njoftim për ndikime të mëdha, jemi ende duke vlerësuar efektet”.

Në pjesën qendrore të Manhatanit, zhurma e trafikut të makinave dhe njerëzve u bë edhe më e zëshme ndërsa shoferët u binin borive në rrugët që dridheshin nga lëkundjet e tërmetit.

Disa banorë të Bruklinit thanë se dëgjuan një tingull të zhurmshëm ndërsa ndërtesa e tyre dridhej. Njerëzit në Baltimorë, Filadelfia, Konektikat dhe zona të tjera të Bregut Lindor, të pamësuar me tërmetet, gjithashtu raportuan se kishin ndjerë lëkundjen e tokës.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, shkroi në rrjetin X se tërmeti u ndje në të gjithë shtetin. “Ekipi im po vlerëson efektet dhe çdo dëm që mund të ketë ndodhur, dhe ne do ta informojmë publikun gjatë gjithë ditës”, tha Hochul.

Tërmetet janë më pak të zakonshme në bregun lindor të Amerikës, pasi kjo zonë nuk është në kufijtë e pllakave tektonike.

Lëkundjet të kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada. Tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Virxhinia është më i forti që ka goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tërmeti shkaktoi të çara në monumentin e Uashingtonit dhe nxiti evakuimin e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, duke tronditur njujorkezët tre javë përpara 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

New York
Share. Facebook
Previous ArticleUlërima dhe përplasje të sendeve, Rike Roçi nuk kontrollon nervat – futet në sherr
Next Article Sardi në një lidhje dashurie? Bora e pyet për Semin, përgjigjja e papritur e këngëtarit

Related Posts

Shkon në 13 numri i të vr*rëve në Izrael, 380 plagosen

15. Juni 2025

Trump kërcënon Teheranin: Nëse Irani sul’mon SHBA-në, përgjigja do të jetë e paparë

15. Juni 2025

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

Read More

Olta zbulon për herë të parë imazhin e djalit të saj të vogël

Read More

Danja i shijon pushimet në krahët e partnerit

Read More

Jo vetëm Granit Xhakën, Igli Tare kërkon të afrojë te Milani dhe yllin tjetër shqiptar

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.