Këngëtarja ka një karrierë shumë të gjatë në industrinë tonë muzikore. Mirëpo viteve të fundit, ajo ka zgjedhur të distancohet nga profesioni i saj dhe t’i përkushtohet familjes. Këngëtarja prej vitesh po përjeton historinë e saj të dashurisë me futbollistin, Alban Hoxha.
Gjatë ditës së sotme ajo ka ndarë një foto të veçantë me djalin, Fernandon dhe djalin e partnerit të saj. Ndonëse dyshja bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej vitesh, është hera e parë që ajo shfaqet krah djalit të Albanit, në rrjetet sociale.
Kjo foto tregon pë raportin e mirë që ka ndërtuar Çilijeta me djalin e futbollistit.
“Me djemtë e mi,”- ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka bërë postimit.