Shkenca i është përgjigjur me vendosmëri shumë prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me botën natyrore. Por një çështje ka qenë gjithmonë e diskutuar dhe shkencëtarët janë ende në kërkim: Cili është lumi më i gjatë në botë?
Enciklopedia Britannica dhe Rekordet Botërore Guinness i kanë dhënë Nilit në Afrikë titullin ‘lumi më i gjatë në botë’. Por një ekspeditë braziliane në lumin e Amazonës, po vë në dyshim çdo gjë.
‘Nili është si një krimb dhe Amazona është një anakonda. Që është lumi më i madh dhe me më shumë vëllim në botë, kjo është e sigurt, por do të vërtetojmë se është edhe lumi më i gjatë në botë’, është shprehur udhëheqësi 55-vjeçar i ekspeditës, Yuri Sanada.