Kolesteroli i lartë vazhdon të jetë një ndër problemet më të përhapura shëndetësore, dhe shkaqet e tij janë të shumta. Në mesin e tyre përfshihen ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi i vazhdueshëm.
Sipas ekspertëve, në rastet kur kolesteroli është i lartë, por niveli i triglicerideve mbetet normal, atëherë stresi është shkaktari kryesor i këtij çrregullimi. Por, kur të dyja – si kolesteroli, ashtu edhe trigliceridet – janë të larta, atëherë përgjegjës për këtë gjendje janë sheqernat dhe çrregullimet e tiroides.
Në situatat kur kolesteroli është i lartë si pasojë e stresit, përdorimi i medikamenteve kundër kolesterolit nuk është gjithmonë efektiv. Sekreti për të kontrolluar këtë gjendje qëndron te ushqyerja e duhur dhe e balancuar.
Nivelet e shëndetshme të kolesterolit sipas ekspertëve:
Kolesteroli total: më pak se 200 mg/dl
Kolesteroli LDL (“i keqi”): më pak se 100 mg/dl
Kolesteroli HDL (“i miri”): 40 mg/dl ose më i lartë
Sipas AgroWeb.org, përveç kufizimit të sheqerit në dietë, përfshirja e vetëm tre ushqimeve të caktuara në regjimin e përditshëm mund të ulë kolesterolin deri në 40%.
Ja cilat janë tre ushqimet që rekomandohen nga ekspertët:
1. Gjysmë molle e kuqe në ditë
Molla e kuqe është e pasur me antioksidantë, fibra dhe flavonoidë. Ajo ka efekte pozitive për uljen e kolesterolit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, sidomos për ata që vuajnë nga dhjamosja e mëlçisë dhe kanë trigliceride të larta.
2. Treçerek filxhani me copa panxhari
Panxhari përmban fibra të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe ndihmon në uljen e kolesterolit. Ai gjithashtu ndihmon në funksionimin e mirë të mëlçisë dhe trurit.
3. Një karrotë mesatare në ditë
Karrotat janë burim i pasur i fibrave, beta-karotenit dhe antioksidantëve. Konsumi ditor i një karrote ndihmon në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular dhe tretës.
Kurë natyrale në tri përbërës
Kombinimi i gjysmës së mollës, panxharit dhe karrotës përfaqëson një kurë të thjeshtë dhe efektive që mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në mënyrë natyrale, sidomos kur problemi nuk lidhet me ushqimin por me stresin.