Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë një ofertë Serbisë në rast se vendos ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Beogradit të arrijë marrëveshje me Prishtinën dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Kurse, nga ana tjetër ata do të përfitojnë një konferencë për investime e cila në Serbi do t’i sillte kompanitë më të mëdha botërore, ka bërë të ditur e përditshmja serbe “Blic”.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Washingtoni dëshiron me çdo kusht një marrëveshje të shpejtë mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo konfirmohet edhe nga detajet e bisedave të vështira mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe të dërguarit special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.
Në numrin e sotëm të përditshmes serbe “Blic” thuhet tutje se Grenell përcolli porosinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Mirëpo, tani raportohet se Trump është i gatshëm t’i ofrojë Serbisë investime nga kompani të mëdha botërore nëse realizohet kërkesa e tij.
]