Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndërprerjet e vazhdueshme të gjumit rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.
Gjumi ndahet në disa kategori: gjumi i lehtë, i thellë, dhe gjumi i ëndrrave ose siç njihet ndryshe faza REM.
Sipas vëzhgimeve të studiuesve, në fazën REM të gjumit, neuronet në tru nisin të sinkronizohen, ndizen e fiken si dritat e pemës së krishtlindjeve. Më pas, ato fiken krejt papritur duke bërë që truri krejt papritur, të ketë më pak nevojë për oksigjen.
Për pasojë, truri ka nevojë për më pak gjak. Ndërkohë lëngjet që rrethojnë trurin nisin ta pastrojnë atë nga toksinat që akumulohen natyrshëm në tru dhe nxisin më pas shumë sëmundje të rrezikshme.