Në mediat kroate është publikuar një video e një marrëdhënie sek’suale që ka ndodhur në qendër të Splitit. Portali kroat, Dnevnik.hr raporton se një veprim i tillë dënohet me kodin penal të Kroacisë. Reagimet e qytetarëve të Splitit, me të cilët folën gazetarët e gazetës kroate, ishin kryesisht tronditëse, disa kërkuan gjoba më të larta për çiftin.
Dy të rinj në mes të rrugës në Split kryen marrëdhënie sek;suale dhe tmerruan të gjithë. Ata dyshohet se ishin turistë të huaj në Kroaci.
Gazetari Mario Juric pyeti turistët e tjerë se çfarë mendonin për një sjellje të tillë. Ata thonë se nuk është sjellje korrekte, por edhe se ndoshta do të arrestoheshin në vendet e tyre për kryerje të marrëdhënieve seksuale në një vend publik, transmeton Dnevnik.hr.
“Unë besoj se qytetet e mëdha në Evropë nuk bëjnë përjashtim. Për mendimin tim është një çështje e pavarur nga turizmi. E di që njerëzit pushojnë, por këto situata janë të tepërta”, tha Ana nga Zadari.
Shoqata “Bordi Turistik i Splitit” thotë se duhet të shtohen gjobat dhe numri i punonjësve të policisë. Mirëpo, nga policia thonë se janë duke bërë gjithçka në monitorimin e rrugëve dhe hapësirave publike.
Kada krene sezona, bude svega. #dnevnikhr https://t.co/scLPhLP8Zy
— DNEVNIK.hr (@DNEVNIKhr) June 12, 2022