Cher dhe i dashuri i saj, Alexander Edwards, morën vëmendje me veshjet e njëjta në shfaqjen e Balmain F/W24 gjatë Javës së Modës në Paris të mërkurën.
Këngëtarja në moshën 77-vjeçare, dukej elegante me xhinse blu dhe një korse të zezë që nxirrte në pah belin e saj të hollë.
Për të plotësuar veshjen e saj, Cher zgjodhi çizmet e zeza me taka prej lëkure dhe një xhaketë të zezë.
Për grimin e saj, zgjodhi një pamje delikate që ia theksonte bukurinë, e kompletuar me një buzëkuq rozë që tregonte buzëqeshjen e saj rrezatuese.