Princi Harry është nisur për në Mbretërinë e Bashkuar pasi mësoi se babai i tij Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin.
Duka 39 vjeç, do të shkojë në Londër për të vizituar babanë e tij.
Raportohet se Mbreti Charles u tha personalisht dy djemve të tij, Princit William dhe Princit Harry, për diagnozën e tij të kancerit. Monarku gjithashtu informoi personalisht tre vëllezërit e motrat e tij – Princeshën Anne, Princin Andrew dhe Princin Eduard.