Në një intervistë të rrallë, aktori i njohur Channing Tatum ka folur me fjalët më të ëmbla për të dashurën e tij Zoe Kravitz.
Aktori ka qenë i ftuar në emisionin Tonight Show të drejtuar nga Jimmy Fallon dhe ndër të tjera ka përmendur bashkëpunimin me të fejuarën e tij në filmin “Blink Twice”.
Filmi është shkruar dhe drejtuar nga Zoe Kravitz. Channing Tatum nuk flet shpesh për lidhjen e tyre, duke preferuar ta mbajë atë larg syrit të publikut.
Megjithatë, tani bëri një ndryshim. Duke folur për filmin dhe se si është të punosh me njeriun e zemrës tënde, aktori tha për të: “Jam shumë i lumtur që po punojmë së bashku, as nuk di ta them me fjalë. Ajo është kaq e veçantë”.