E ftuara e radhës në “Cherry on Top” ishte Lajla Kamata, nëna e Heidi Bacit, e cila ka folur për gjithë rrugëtimin e vajzës së saj në BBV.
Lalja u shpreh se i ka shmangur daljet televizive dhe se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë as për familjen e Heidit.
Ajo tha se edhe takimi i babait të saj është keqkuptuar, pasi ai në asnjë moment nuk ka ndikuar në vendimet e Heidit.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë, por e kemi respektuar vendimin e Heidit. Meqë atje iu ndërpre padrejtësisht eksperienca, kishte një farë presioni. Genti nuk mori vendimin për Heidin, thjesht ndërhyri për atë që nuk na pëlqeu. Kur kishte vendosur të hynte në BBV, nuk e prisnim. Ne jemi munduar të mos jemi në asnjë portal..për Heidin pati impakt të mirë nga publiku Italian, kishte mbështetje. Ajo dalja jonë publike nuk është se e ndihmon Heidin. Kjo është hera e parë për mua sepse nuk na pëlqen dalja në çdo lloj programi”-tregoi ajo.