Sporti sot gjithnjë e më shumë vihet në vëmendje të shoqërisë, e sidomos të të rinjve.
Pa sportin, konkretisht pa futbollin, nuk rri dot as Genc Maloku, i cili pasionin e tij për të e ka filluar para 7 vjetëve.
Ëndërr e ka që një ditë të bëhet qendërmbrojtës, njëjtë sikur se i preferuari i tij, Sergio Ramos
Sot, si një 13 vjeçar ai kalon më shumë kohë duke u marrë me aktivitete fizike, e teknologjinë dhe pajisjet elektronike i përdor vetëm për nevoja mësimore.
E ndryshe nga moshatarët e tij të grupit, Elison Hajra ka zgjedhur mbrojtjen.
Ai preferon të bëhet portier, pasi sfidat dhe presioni që sjell mbrojtja e portës, për të është kënaqësi.
Studimet kanë treguar se rreth 70% e të rinjve në botë, shumicën e kohës e kalojnë ulur para televizorit, me telefona të mençur ose lojëra kompjuterike.
Por sipas trajnerit të futbollit, Ardit Gashit, të rinjtë kosovar janë të orientuar nga sporti, veçanërisht futbolli.
Ndërkaq sipas trajnerit Taulant Sadiku, stimulimi dhe shtytja e fëmijëve për tu marrë me sport, duhet të filloj qysh në moshë të hershme.
Mos aktiviteti i vazhdueshëm me sport, nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik sipas Sadikut.
Pos futbollit, të rinjtë kosovar praktikojnë edhe shumë sporte tjera, disa shumë prej tyre edhe vetëm si rekreacion apo për një shëndet më të mirë./GE/