Çfarë po ndodh, ish kunatat filmohen bashkë
Muaj më parë beri bujë lajmi i ndarjes së këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit Romeo Veshaj.
Ndarjen e tyre këngëtarja e beri publike me 14 shkurtë, kur tregoj se ishte single.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Ndërsa nuk kaloj shumë kohë gjithashtu u përfol edhe për ndarjen e prezantueses Bora Zemani me binjakun e Romeos, Donald Veshaj.
Pas hyrjes së Donaldit në Big Brother, ishte Bora ajo i cila i beri befasi duke i ardhur në ambientet e shtëpisë së famshme, duke bërë kështu një hap drejt ribashkimit të tyre.
Natën e mbrëmshme Jonida ndau një video ku më pas edhe Bora e ripostoj.
Që të dyja shihen në krahët e moderatorit Ardit Gjebrea.
Se çka i bëri bashkë ish kunatat mbetet të shihet në vazhdim.