Fjoralba Ponari është përlotur mbrëmjen e djeshme (20 maj) pas takimit emocionues që Çiljeta pati me të ëmën në Ferma Vip.
“Nëna ky burim i pashtershëm force dhe dashurie. Kraharori më i ngrohtë për cilindo fëmijë që gjen forcë kur mbështet kokën”, dëgjohet të thotë mes lotësh Fjoralba.
Kjo nuk është hera e parë që Fjoralba përlotet në studio live, sidomos kur flitet për nënën
Kujtojmë se moderatorja para dy vitesh humbi nënën e saj në moshën 54 vjeçare.