Cila është gjëja më e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll kolesterinën (e keqe), më saktë LDL-në?
Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundjeje është pikërisht niveli i ngritur i kolesterinës LDL (i keq) dhe kohëzgjatja e ekspozimit ndaj këtij faktori.
Për këto sëmundje flitet pak dhe di pak publiku i gjerë, transmeton Telegrafi.
Kjo sëmundje shkaktohet nga grumbullimi i depozitave yndyrore (pllakave) në arterie. Formimi i pllakave kërkon kohë, kështu që sëmundja është shpesh e padukshme ose me simptoma shumë të lehta, derisa pllaka papritur shpërthen ose bllokon plotësisht lumenin e një ene gjaku, gjë që mund të shkaktojë sulm në zemër ose goditje në tru dhe në rastin më të keq vdekje.
Manifestimet klinike të procesit aterosklerotik janë të shumta dhe kryesisht varen nga shkalla dhe shpejtësia e ngushtimit. Simptomat varen nga ajo enë gjaku e bllokuar.
Kur ateroskleroza zhvillohet në arteriet që furnizojnë trurin (arteriet karotide), mund të ndodhë një goditje në tru dhe nëse prek arteriet që furnizojnë zemrën (arteriet koronare), mund të ndodhë atak në zemër ose infarkt në zemër.
Statinat, një ilaç për kolesterolin e lartë
Pacientët të cilët janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të kolesterolit të keq (LDL) për një kohë të gjatë kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes aterosklerotike kardiovaskulare. Përveç niveleve të larta të kolesterolit LDL, faktorë të tjerë rreziku për shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë duhani, obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, mosha, gjinia.
Mjekët na përkujtojnë se meshkujt duhet ta bëjnë testin depistues për kolesterolin LDL në moshën 35 vjeçare dhe femrat në moshën 45 vjeçare apo edhe më herët, por edhe më herët nëse ka sëmundje të tjera të lidhura ose nëse ka një histori familjare të njerëzve që kanë pasur një atak të hershëm në zemër ose goditje në tru.
Pas ekzaminimit, është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj, i cili në lidhje me vlerat e kolesterolit LDL dhe parametrat dhe faktorët e tjerë të rrezikut, siç janë ngjarjet e mëparshme kardiovaskulare në familje, do të përcaktojë nivelin e rrezikut kardiovaskular dhe do t’i referojë pacientin për trajtimin adekuat.