“Por për aq sa njerëzit nuk mund të jetojnë pa karbon, azot, mbrojtje nga sëmundjet apo aftësinë për të tretur ushqimin e tyre, ata nuk mund të jetojnë pa baktere”, thotë Anne Maczulak, një mikrobiologe e njohur.
Bakteret–një fjalë që shpesh krijon një ndjenjë shqetësimi tek shumica prej nesh, por në fakt, është një nga format e para të jetës. Mund të jetë mjaft alarmante të dimë se ka baktere në të gjithë lëkurën, flokët dhe madje edhe brenda trupit tonë, por vetëm disa lloje bakteresh janë të rrezikshme. Shumica e baktereve janë të mira dhe pa to, jeta në tokë nuk do të ishte e mundur.
Ata largojnë bakteret e dëmshme: Shumë baktere që jetojnë brenda gojës, fytit, hundës dhe zorrëve tona nuk lejojnë që mikroorganizmat e tjerë të dëmshëm të jetojnë brenda ose në trupin e njeriut. Bakteret në zorrë punojnë me sistemin imunitar për të mbrojtur trupin nga sëmundje të ndryshme.
Ata mbrojnë lëkurën tonë: Pjesa më e madhe e baktereve në lëkurën tonë janë atje për të parandaluar bakteret e tjera të dëmshme që të krijojnë baza.