Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025

Pakistani mbyll kufirin me Iranin, qindra persona mbesin të bllokuar

16. Juni 2025

S’ka më dyshime- Sara Hoxha kapet “mat” në bregdet me biznesmenin shqiptar

16. Juni 2025

Prindërit e Arbnor Spahiut: Është i pafajshëm, jeton në Gjermani që nga 2022-a

16. Juni 2025

Rezarti bën deklaratë të fortë: Kam kapur dy aktorë humori duke kryer marrëdhënie bashkë

16. Juni 2025

Thaçit i vazhdohet paraburgimi, përkundër që Specialja e pranon se është zgjatur procesi i gjykimit

16. Juni 2025

MI6 emëron udhëheqësen e parë femër në historinë 116 vjeçare

16. Juni 2025

Atilla nis lidhje të re dashurie?

16. Juni 2025

Komuna e Podujevës vazhdon edhe sot me dezinsektimit e hapësirave publike

16. Juni 2025

Sa duhet të ecni për të humbur peshë?

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Çfarë detyrohen të bëjnë modelet nëpër festa në Dubai?
Showbiz

Çfarë detyrohen të bëjnë modelet nëpër festa në Dubai?

31. März 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Habibi come to Dubai”. Thirrja e famshme duket se ka edhe një anë të saj të erret përveç festave dhe luksit që reklamohet. Shqetësimet janë rritur sërish për festat “porta potty” që mbahen në Dubai pasi u mësua se një modele e OnlyFans nga Ukraina u gjet e braktisur dhe e plagosur rëndë në anë të një rruge.


20-vjeçarja Maria Kovalchuk dukej e lumtur kur u tha miqve të saj se ishte ftuar në një festë luksoze në një hotel në Dubai më 9 mars. Pas mbërritjes atje ajo u zhduk për 10 ditë. Vajza e re u gjet gati duke vdekur, e rrahur dhe e mbuluar me gjak, e shtrirë në anë të një rruge në Dubai me shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët e thyera.

Besohet se vajza, e cila u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua 4 operacioneve për shpëtimin e jetës, po merrte pjesë në një festë “porta potty”, sipas “The Mirror”. Në këto festa, gratë paguhen në shuma marramendëse për të marrë pjesë në akte seksuale poshtëruese.

Çfarë janë festat “porta potty”?

Nga informacionet që qarkullojnë në internet mësohet se modelet fluturojnë deri në Dubai me të gjitha shpenzimet e paguara për të marrë pjesë në festa “porta potty”. Në Reddit janë krijuar forume për këtë temë, ku përdoruesit diskutojnë për këto festa. Sipas “New York Post”, yjet, modelet dhe aktoret femra të internetit mund të paguhen deri në 100 mijë dollarë vetëm për të përmbushur dëshirat seksuale të burrave të pasur.

Maria, sipas raportimeve të mediave ukrainase, ishte në një festë të tillë dhe takoi “dy burra që u prezantuan si përfaqësues të modelingut”. Radha Stirling, CEO i kompanisë “Detained in Dubai”, një biznes që i ndihmon klientët në përballjet me sistemin ligjor të Emirateve të Bashkuara Arabe, i tha “The Mirror” se si organizatorët e këtyre festave tërheqin vajzat influencer.

“Kemi marrë disa ankesa nga influener dhe artistë që janë ftuar në Dubai fillimisht për shfaqje dhe evente, por më pas përfundojnë në festa ku ftohen të marrin pjesë në akte seksuale” – tha ai. Ai shpjegoi se ligjet në lidhje me seksin jashtë martesës në Emiratet e Bashkuara Arabe janë zbutur që prej vitit 2022 dhe disa njerëz po përfitojnë nga ky ndryshim.

“Gratë duhet të jenë të vetëdijshme se mund të përballen edhe me situata të rrezikshme. Nëse gjenden me një burrë të martuar ato mund të akuzohen sërish për tradhti bashkëshortore” – nënvizon ai.

Pas ngjarjes së dhimbshme me modelen ukrainase, nëna e Anës mbërriti në Dubai për të qenë pranë vajzës së saj. Anna tha për vajzën e saj: “Ajo po merr trajtim mjekësor dhe gjithçka do të jetë mirë”. Policia e Dubait konfirmoi se “shtetasja ukrainase e cila ishte raportuar e zhdukur është shtruar në spital dhe po merr kujdes mjekësor në prani të familjes së saj”.

Nga hetimet e policisë u tha se ajo ka pësuar lëndime të rënda pasi ka hyrë e vetme në një kantier të ndaluar dhe ka rënë nga një lartësi e madhe. Agjencia ruse e lajmeve “Shot” raportoi se familja e modeles po kundërshton deklaratat e autoriteteve. “Nuk mund të komentoj për shkak të hetimeve”, – tha nëna e modeles.

Në momentin e zhdukjes së saj, Maria kishte planifikuar të merrte pjesë në një festë me “dy burra që u prezantuan si përfaqësues të modelingut”. Ajo i tha nënës së saj se do të qëndronte me ta gjatë natës, por më pas u zhduk. Maria kishte rezervuar edhe një fluturim për në Tajlandë që nisej nga Dubai më 11 mars, por ajo nuk u shfaq në aeroport, ndaj familja dhe miqtë e saj njoftuan policinë.

Shoqja e Maria, gjithashtu modele, konfirmoi se të dyja vajzat ishin të ftuara në një festë, por në momentin e fundit ajo ndryshoi mendje dhe nuk shkoi.

Dubai
Share. Facebook
Previous Article“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai”- Eskalon debati mes Xhenetës dhe Krisës
Next Article Loredana i shpreh ndjenjat Jozit: Jam shumë mirënjohëse që të njoha

Related Posts

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025

S’ka më dyshime- Sara Hoxha kapet “mat” në bregdet me biznesmenin shqiptar

16. Juni 2025

Rezarti bën deklaratë të fortë: Kam kapur dy aktorë humori duke kryer marrëdhënie bashkë

16. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

Read More

Pakistani mbyll kufirin me Iranin, qindra persona mbesin të bllokuar

Read More

S’ka më dyshime- Sara Hoxha kapet “mat” në bregdet me biznesmenin shqiptar

Read More

Prindërit e Arbnor Spahiut: Është i pafajshëm, jeton në Gjermani që nga 2022-a

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.