Reperi Capital T ka nisur vitin duke sjellë hite të mëdha. Pas “Diego”, ai publikoi këngën më të re të titulluar “Rrushe”.
Këtë këngë ai e ka shoqëruar me videoklip.
“Premiere : #RRUSHE • spo shkruj ma shume le t’fol vet kanga”, shkroi reperi në mbishkrimin e videos.
Ndryshe, kjo këngë do të jetë pjesë e serialit “Rrushe”, i cili lansohet këtë të diel, e vazhdon çdo javë, nga ora 20:00.