Përgatitni çaj shtëpiak për të forcuar imunitetin dhe për të hequr qafe ftohjet dhe problemet e frymëmarrjes në mënyrë natyrale.
Limoni forcon sistemin imunitar, rrit rezistencën e organizmit. Vetëm dy lugë lëng limoni përmbajnë gjysmën e nevojës ditore për vitaminë C.
Për sa i përket sasisë së acideve dhe sheqernave të rëndësishme, manaferrat dhe mjedrat janë afërsisht të njëjta, por për sa i përket përmbajtjes së vitaminave, manaferrat kanë më shumë përparësi. Xhenxhefili zë një nga vendet e para në listën e mjeteve popullore për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes.
Përgatitja e çajit për të shmangur gripin sezonal ose ftohjen:
– një grusht manaferra ose mjedra të thata
– ujë të vluar
– limon
– 1 qese çaj kamomili
– xhenxhefil
Vendosni mjedrat e thata në një enë transparente ose tenxhere të vogël, mbulojini me ujë të vluar, më pas shtoni një qese çaji, fetat e limonit dhe xhenxhefilin e grirë.
Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 10-15 minuta. pas kësaj, kullojeni, shtoni mjaltë dhe pijeni.