Këngëtari i njohur, Butrint Imeri përveç me projekte merr vëmendje edhe jashtë skenës së muzikës.
Artisti është mjaft i komentuar edhe për jetën luksoze që bën dhe jetën e tij private në përgjithësi.
I ndjekur nga më shumë se një milion fansa në Instagram, Butrinti aty pasqyron përditshmërinë e tij.
Ai i realizoi foto pranë makinës së tij super luksoze të tipit Rolls Royce Cullinan.
Ndryshe, theksojmë që Butrinti ka qenë mjaft i angazhuar gjatë periudhës së verë me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.