Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovë është bërë e ditur se në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe bashkëshortes së tij.
Sipas policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE | Viti 12.11.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
60