I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi është shprehur i bindur se zgjedhjet në këtë komunë do të fitohen nga ai.
Ai tha se nga 29 nëntori, qytetarët do të frymojnë më lirshëm, “sepse Erdhi Dita për Komunën”.
“Zgjedhjet në Komunën e Podujevës mbahen më 29 nëntor. Nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë më lirshëm sepse Erdhi Dita për Komunën! Urime gjithë qytetarëve!”,shkroi ai.”
Ndryshe Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi.