Një bukë e shëndetshme dhe që mund të konsumohet shumë mirë në çdo vakt.
Provoni ta gatuani për të provuar shijen e saj të mrekullueshme.
– 100 ml lëng limoni,
– 80 g gjalpë,
– 5 vezë,
– 150 g sheqer,
– 3 lugë kakao,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 1 lugë e vogël sodë bikarbonati,
– 3 ½ miell gruri,
– ½ e filxhanit arra të grira,
– ½ e filxhanit kumbulla të thara të grira
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit bashkoni mirë që të përftohet masë kompakte. Në fund shtoni arrat e grira dhe kumbullat e thara, përzieni dhe përmbajtjen qiteni në kallëp për bukë, të mbështjellë me letër për pjekje.
Buka e pjekur nxirret nga furra dhe lihet që të ftohet. Pastaj, nxirreni nga kallëpi dhe lëreni në sipërfaqe prej rrjete që të ftohet plotësisht, dhe pastaj shërbejeni.