Broja bëri “shqiponjën” para syve të pronarit të ri serb të Southamptonit
Sul/muesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mbrëmë realizoi golin e shtatë me fanellën e Southamptonit në Angli.
20-vjeçari shqiptar që po shkëlqen këtë edicion realizoi golin e tretë për skuadrën nga “St.Mary Stadium” në minutën e 48-të në fitoren 4:1 ndaj Brentfordit.
Broja vendosi që golin ta festonte duke e bërë “shqiponjën” me duar si simbol të shqiptarëve.
Në këtë sfidë i pranishëm ishte edhe pronari i ri serb i klubit, Dragan Solak.
Natyrisht se “shqiponja” e Armando Brojës i ra në sy edhe biznesmenit serb që ishte në tribunat VIP.
Solak pas çdo goli u ngrit në këmbë i gëzuar duke duartrokitur, ndonëse festa e Brojës nuk dihet nëse i pëlqeu ose jo atij.