Janë gjendur 39 persona të vdekur në një kontinier kamioni në Thurrock të Essex në Britani.
Informacionet që vijnë nga Britania e Madhe mbi vdekjen e 39 personave brenda një kamioni janë ende të pakta.
Thuhet se kamioni u gjet në parkun industrial të Waterglade, në qytetin e Essex në jug të vendit.
Policia ka konfirmuar se kamioni vjen nga Bullgaria, ndërsa për identifikimin e viktimave, thuhet se do të marrë kohë. Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa një prej tyre është adoleshent.
Mësohet se kamioni ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet. Edhe pse anijet në këtë port vijnë kryesisht nga Irlanda, mbetet ende e paqartë se cilin intinerar ka ndjekur kamioni për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.