Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Kryetari i Podujevës shpreh ngushëllime për të riun që vdiq në Gjermani

14. Juni 2025

Alba ‘ndez’ Instagramin me këto imazhe provokuese

14. Juni 2025

I kërkuan foto me Gertën, Loredana publikon mesazhet me ish-banoren

14. Juni 2025

Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”

14. Juni 2025

Lumbardhi më i përmbushur se kurrë, ndan lajmin e bukur

14. Juni 2025

Roza Lati feston ditëlindjen, i dashuri i bën urimin romantik

14. Juni 2025

Nuk ka mëshirë, Oriola ekspozon linjat trupore në bikini

14. Juni 2025

Bebe Rexha përformon në një dasmë, në Kroaci

14. Juni 2025

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

14. Juni 2025

Alba shuan çdo dyshim në lidhje me Limin

14. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Britani, për herë të parë një fëmijë operohet me ndihmën e robotëve
Ballina

Britani, për herë të parë një fëmijë operohet me ndihmën e robotëve

15. Dezember 20243 Mins Read
Rear view of ill girl sitting on bed. Female child patient is wearing hospital gown. She is resting in ward at clinic.
Share
Facebook
Advertisements

Në Britani, një ekip kirurgësh ka operuar për herë të parë një fëmijë me ndihmën e robotëve, me shpresën se kjo praktikë e re mund të bëhet më e zakonshme.

Me një saktësi të pakrahasueshme, robotët mjekësorë të përparuar tani po i hapin udhë mundësisë për të kryer operacione tek fëmijët dhe të rriturit. Kirurgu që drejton ndërhyrjen nuk është as pranë pacientit, as pran tavolinës me pajisjet kirurgjikale.

Por, krahë robotikë kryejnë një operacion delikat në rrugët urinare të pacientit. Krahët robotikë bëjnë pjesën më të madhe të punës, ndërsa kirurgu kryesor përdor leva për t’i kontrolluar dhe drejtuar ato. Kirurgjia me ndihmën e robotëve po bëhet përherë e më e zakonshme në praktikat e kujdesit shëndetësor në Britani.

Fondacioni ‘London’s Guy’s’ dhe ‘St Thomas’s’ njoftoi në vitin 2023 se të gjitha operacionet e kancerit të prostatës, veshkave dhe mushkërive u kryen në mënyrë robotike, me mbi 10,000 procedura të realizuar me ndihmën e robotëve gjatë 20 viteve të fundit.

Spitali i Fëmijëve ‘Southampton’ në Angli po kryen testin e parë në Mbretërinë e Bashkuar të përdorimit të një pajisjeje inovatore të quajtur Sistemi Robotik Kirurgjik Versius. Roboti i ri ka saktësi të avancuar dhe aftësi manovrimi që bën të mundur përdorimin te pacientët më të rinj.

Pas një sërë provash të suksesshme tek të rriturit, 7-vjeçari Reece është fëmija i parë në vend që operohet me këtë pajisje. Ai iu nënshtrua kontrolleve në spital pas një incidenti në një park.

Nëna e tij, Elizabeth Wilton, thotë se “ai iu nënshtrua kontrolleve dhe në fillim nuk u zbulua gjë pas incidentit, por më pas, nga skanimet u zbulua se ai kishte një problem midis veshkave dhe fshikëzës, me tubin lidhës, nuk ishte plotësisht ashtu siç duhej”.

Fillimisht familja u trondit kur u njoh me faktin se ndërhyrja kirurgjikale për këtë problem shëndetësor do të kryhej me ndihmën e një roboti.

Babai i 7 vjeçarit, Ashley Wilton, thotë se “kur dëgjova për herë të parë se do të ishte një robot që do ta operonte atë, kisha dyshime…Por kur merr më shumë informacion dhe mëson se robotin e drejton një mjek atëherë gjithçka bëhetë shumë më e kuptueshme”.

Kirurgu që kreu ndërhyrjen është Ewan Brownlee, i cili është urolog pediatrik në Spitalin Universitar Southampton. Kirurgjia tradicionale për këtë ndërhyrje mbart disa komplikime, shpjegon ai.

Ndërsa krahët robotikë të përdorur në këtë procedurë kanë një gamë lëvizjeje të tillë që bën të mundur që instrumente kirurgjikale mjaft të vogla të kryejnë operacione të ndërlikuara te fëmijët.

Pas testeve për gati 3 vjet, është arritur momenti historik, kryerja e operacionit te një fëmijë.

Pajisja e ndihmuar nga roboti, e zhvilluar nga CMR Surgical Ltd me bazë në Kembrixh, synon të arrijë një saktësi që njeriu nuk e arrin dot, nëpërmjet përdorimit të instrumenteve të vogla kirurgjikale, kontrollit të robotit, si dhe një ekrani të zmadhuar me rezolucion të lartë.

“Ndërhyrja kontrollohet nga kirurgu, gjithsesi. Duket sikur ndihma robotike është e atomatizuar, por në fakt kontrollohet nga kirurgu”, thotë kirurgu Ewan Brownlee

Kirurgët shpresojnë të shohin që kirurgjia pediatrike me ndihmën e robotëve të bëhet praktikë e zakonshme në të gjithë botën.

Pas operacionit, Reece i thotë nënës së tij, Elizabeth, se ndihet mirë.

“Ai ka qenë pak i turbullt, i shqetësuar siç do të ishte çdokush, veçanërisht në moshën e tij, por ai ia ka dalë shumë mire. Thjesht po kthehet në normalitet”, shpjegon ajo. Reece u la të dilte nga spitali pas operacionit dhe pritet të rikuperohet plotësisht./Voa

Britania e Madhe
Share. Facebook
Previous ArticleNë përqafimin e njëri- tjetrit, Ana dhe Kevini shijojnë romancën pas daljes nga Big Brother
Next Article Gili i rikthehet nostalgjisë, poston foto me Parashqevi Simakun dhe ish bashkëshortin e saj, Robertin

Related Posts

Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

14. Juni 2025

Polonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

14. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Kryetari i Podujevës shpreh ngushëllime për të riun që vdiq në Gjermani

Read More

Alba ‘ndez’ Instagramin me këto imazhe provokuese

Read More

I kërkuan foto me Gertën, Loredana publikon mesazhet me ish-banoren

Read More

Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.