Qendra e skijimit në Brezovicë është rradhitur si qendra më e rrezikshme në botë për t’u vizituar. Ajo prin nga 20 qendra në mbarë botën.
Kosova, në këtë listë të bërë nga faqja e turizmit ‘The Travel’, lë pas Amerikën, Zvicën, Austrinë, e shumë vende tjera.
Shumica e ski -resorteve gjenden në listën e ‘të vendeve të rrezikshme’ për shkak të pjerrtësisë së madhe, ndërsa Brezovica vetëm për shkak të skiliftit të braktisur, ka zënë vendin e parë. ’Thetravel’ e ka përshkruar skiliftin në Brezovicë që duket sikur të ishte film horror.
Brezovica është qendër kosovare e turizmit dimëror dhe veror në Malet e Sharrit. Shtigjet e skijimit gjenden 12 km larg fshatit me të njëjtin emër në komunën e Shtërpcës.
Me mundësit që Brezovica ofron për dashamirët e skijimit, ajo është qendra turistike më e vizituar gjatë dimrit në Kosovë.
Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2500 ha, në lartësinë mbidetare 1718-2522 m. Përbrenda kësaj hapësire janë shtigjet e skijimit me gjatësi mesatare rreth 4 km dhe me një lakueshmëri mesatare prej 38 %./gm/