Pas fundit të romancës me Angelina Jolie, marrëdhënie e cila ende e përndjek, aktorin Brad Pitt për shkak të një sërë betejash ligjore që dyshja kanë pasur, ky i fundit duket se ka gjetur lumturinë.
Bëhet fjalë për Ines de Ramon, e cila kishte kohë që përflitej se kishte pushtuar zemrën e aktorit.
Çifti nuk kishin bërë asnjë dalje publike së bashku dhe fotot e vetme të tyre së bashku vijnë nga paparacët që i ndjekin.
Në këtë video të re që është publikuar nga mediat e huaja Pitt dhe de Ramon ecin për krah njëri-tjetrit në një plazh në Santa Barbara.