“Donaldi është një nga golat e mi të jetës”, kështu u shpreh moderatorja e njohur Bora Zemani kur u pyet nëse do të martohet këtë verë.
E ftuar tek Edi Manushi, Bora rrëfeu se shtatzënia dhe martesa e saj janë tema që komentohen vazhdimisht në media dhe në publik.
“Me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e mi të jetës” tha Bora.
Ndër tjerash ajo foli për filmin “5 Herë Jo”, ku tha se është njëra nga eksperiencat më të mira të jetës.