Këngëtari i njohur kosovar, Blero është një personazh shumë i njohur dhe i dashur për publikun.

Ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, përvojë të cilën e la në gjysmë, pasi me vet-dëshirë u largua nga shtëpia me e famshme në Kosovë.
E pas daljes nga shtëpia e BBVK, Blero menjëherë ka udhëtuar për Gjermani tek e dashura e tij, për të cilën sa ishte brenda shtëpisë kishte treguar shumë dashuri.
Blero e ka nisur 2024 me shumë pozitivitet. Ai ka publikuar disa fotografi, njëren duke festuar me të dashuren e tij.