Blero është një këngëtar mjaft i pëlqyer nga publiku, për shkak të këngëve të bukura që ka sjell ndër vite.
Disa nga këngët e tij kanë mbetur në kujtesën e publikut prej vitesh, duke bërë që këngëtari ta bëjë për vete një numër të madh fansash.
Së fundmi, në llogarinë e tij në Instagram, ai ka bërë me dije se në mars do ta publikojë këngën e re “Harrova 2”.
Kujtojmë se Blero është krijues i hiteve: “Fotografia” , “Jo Jo”, “5” etj.