Blero i uron suksese ish-mikut pas kandidaturës për kryetar të PDK-së
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero i ka uruar suksese ish-mikut të tij, Memli Krasniqit, për shpalljen e kandidaturës për të parin e PDK-së.
Ai hyri në Instagram për të postuar një fotografi të Krasniqit, poshtë së cilës shkroi: “Suksese Memli Krasniqi (duke i bashkëngjitur edhe një kurorë)”.
Kujtojmë që Blero ka qenë i martuar me motrën e Memlit, Teutën me të cilën ndan një vajzë. Ata u ndan disa vjet më parë duke pasur tash një marrëdhënie të mirë prindërore.
Poashtu, Blero dhe Teuta tashmë kanë krijuar jetën e tyre.
Aktorja ka bërë edhe një vajzë me burrin e saj Adonisin, ndërkohë këngëtari po shijon martesën me Afronën.