Blero Muharremi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur hapur për karrierën e tij dhe jetën personale. Gjatë intervistës, këngëtari ka pasur një reflektim të thellë mbi ndarjen e tij me Afrona Dika dhe periudhën pas saj, duke komentuar edhe disa deklarata që kishte bërë pas ndarjes, të cilat shkaktuan shumë bujë në media.
Ai ka theksuar se pas ndarjes kishte ndjerë një mllef të thellë, por ka qenë i vetëdijshëm se ka reaguar nën ndikimin e emocioneve të momentit.
“Nuk besoj që kam folur në formë të tillë pas podcast-it me Afronën. Intervista ka ndodhur vitin e ndarjes, kur ka pasur një mllef brenda meje, që lidhej me mënyrën e largimit dhe ndarjes,“, ka shpjeguar Blero.
Ai është shprehur se me kalimin e kohës ka reflektuar dhe ka kuptuar se ka qenë i nxituar.
“Shtatë vite me Afronën janë shumë, dhe natyrisht, në momentin e ndarjes, ndihesh me mllef, por me kohë e mendon dhe kupton se ndoshta ke vepruar me ngut,”, shtoi këngëtari.
Kur u pyet nëse ka ndjenja ende për Afronën, Blero ishte i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë.
Ai tha se ndjen një mirësjellje dhe dëshirë të sinqertë për mirëqenien e ish-gruas së tij.
“Unë jam një person që kur diçka mbaron, për mua ajo kurrë nuk ka përfunduar në një mënyrë të keqe. Ia dëshiroj më të mirat,”, përfundoi Blero.