Ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, ka thënë se nuk mendon se është penalizuar në lojën e tij.
Ai në Post Big Brother është shprehur se e ndjen veten fitues në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.
“Në lojën time nuk më ka penalizuar asgjë, publiku e ka parë çfarë loje kam bërë”.
“Jam i lumtur, mendoj se jam fitues i Big Brother”, ka thënë Blerando.