Pas incidentit të djeshëm që pësoi Blasta, ku mori lëndime tek pjesa intime, rrugëtimi i tij afro një mujor në Big Brother VIP Kosova ka marrë fund.
Aktualisht, Blasta është nën përkujdesje të mjekëve dhe gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Por, trajtimi që duhet bërë tutje sipas protokolleve mjekësore ia pamundëson atij rikthimin në shtëpi në afatet e parapara nga patenta ligjore e formatit televiziv – Big Brother VIP Kosova.