Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për qeverinë e re se është koalicion i zorit.
Ndaj tij ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj, i cili i ka thënë Hazirit një fjalë të gjyshit lidhur me këtë: “Babo zorin qysh e lyp edhe e gjen”.
Blakaj i ka thënë se koalicionin e shpresës nuk e deshët, e rrëzuar pas 50 ditësh e as Vjosën, që është më e votuara në LDK nuk e dëshët dhe nuk e ftoni në mbledhje të kryesisë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Lutfi Haziri për qeverinë e re: Është koalicion i zorit!
Lut, kjo puna e zorit është edhe qysh ta lypsh.
Më kujtohet një fjali e gjyshit kur me thojke: „babo zorin qysh e lyp edhe e gjenë“.
Edhe mua po më duket që e keni gjetë atë që e keni lyp.
Ju;
1. „Koalicionin e shpresës“, se deshët, e rrëzuat menjëherë pas 50-ditësh,
2. Vjosen, (më të votuaren e LDK-së) gjithashtu se deshët, madje as në mbledhje të kryesisë nuk e ftoni!
Tash s’ju ka mbetë tjetër për bashkëpunim, pos këta të „zorit“, pikërisht këta për të cilët ju deri dje thojshit se „janë e keqja e Kosovës“!
PS. Veç ishalla se keni pas perime që „partitë e PAN-it, janë e keqja e Kosovës“, se nëse është e vërtetë kjo që e keni thanë, atëherë Kosovën e keqja e paska zanë…