Ka përfunduar protesta e bizneseve e cila është mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë”.
Bizneset kanë protestuar për shkak të vendimit të Qeverisë dhe ZRrE-së për futjen e bizneseve me mbi 50 punëtorë në treg të lirë të energjisë.
“Kërkojmë tranzicion jo lëmoshë”, ka qenë parulla e bizneseve.
Ata kanë përfunduar protestën para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.