Gjithmonë biskotat me miell misri janë të lehta në përgatitje dhe shije. P
Ato janë fantastike për të shoqëruar kafenë apo çajin . Ideale për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës dhe gjatë përgatitjes mund të kombinohen me mënyra të ndryshme duke shtuar sipas dëshirës arra apo bajame të thërrmuara apo edhe copëza frutash të thata
Po ashtu receta bazë e këtyre biskotave mund të plotësohet edhe me erëza të tjera aromatike siç është kanella.
Përbërësit 200 gramë miell të bardhë 120 gramë miell misri Gjysmë luge çaji me kripë, 1 filxhan çaji me gjalpë pa kripë, 150 gramë sheqer, 1 lugë e gjysmë gjelle me lëkura të grira limoni, 1 vezë, E verdha e një veze, Një majë luge çaji ekstrakt vaniljeje. Përgatitja Si fillim, ndizni furrën në 180 °C. Në një tas qel qi të thellë përzieni miellin e misrit, miellin e bardhë dhe kripën. Në një enë tjetër përzieni mirë gjalpin, sheqerin dhe lëkurat e limonit deri sa të përfitoni një masë kremoze dhe të lehtë. Shtoni vezën e plotë dhe më pas të verdhën e vezës tjetër dhe përzjeini mirë me njëra tjetrën. Më pas shtoni vaniljen dhe ekstraktin e limonit sipas dëshirës. Të gjithë përbërësit duhet t’i përzieni mirë dhe në mënyrë të njëjtratshme. Brumin e bistokave mund ta hidhni në një qese pastiçerie dhe sipas formës së përzgjedhur hidheni brumin një e nga një në një tepsi të veshur me letër pje kjeje. Biskotat piq ini në furrë për rreth 15-18 minuta deri sa cepat e tyre të jenë në ngjyrë të artë. Gjatë kësaj periudhe, sigurohuni që të rrotulloni tepsinë një herë që të garantoni një pj ekje më të mirë. Pasi të jenë pj ekur, lërini biskotat të ftohen për 10 minuta dhe më pas servirini