Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen duke folur për një plagë që e ka shoqëruar në jetë.
Ajo u rikthye në kohë duke dhënë më shumë detaje për lidhjen e parë, teksa bëri me dije se ishte viktimë e dhunës.

Artistja theksoi se nga një shtrëngim në fyt që i kishte bërë partneri, nuk kishte mundur të hante për rreth një javë.
“Ishte lidhja e parë. Filloi xhelozi e madhe. Presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Më mbylli në vetvete. Nuk isha unë. Doja të merrja një vendim. Vetëm se i thashë që e ndjej që diçka nuk shkon, filloi dhunën”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të haja për një javë. E fsheha, s’doja të dilja në portale, kisha hallin e familjes. Urova ditëlindjen e tij dhe postova një foto, ai u çmend. Më tha: “Hiqe urgjent”. E shihja që s’kisha lumturi, vetëm stres më jepte. Unë duhej të shpëtoja nga ai njeri. Kuptova të vërtetën: unë isha një viktimë. I dërgova një mesazh ku i thosha që unë dua t’i jap fund”.