Ditëve të fundit, në ballinat e shtypit rozë, ishte reperi Big Kik.
Kjo ndodhi për shkak të një ‘dissi’ që ai bëri për liderin e grupit OTR, Noizyt, në emisionin e Meriton Mjekiqit.
LEXO EDHE: Çifti më i ri i estradës: Don Xhoni dhe Trejsi Sejdini?!
Mjaftuan vetëm pak orë për një reagim të Noizyt në Instagram, i cili dha versionin
e tij rreth ‘çështjes së largimit’ të cilin Big Kik e përmend në ‘diss’.
Noizy tha se ishte Big Kik ai i cili u largua, ndryshe nga versoni i këtij të fundit i cili
tha se ishte lideri i OTR ai i cili e largoi atë nga grupi.
Gjithsesi, pas sqarimit ajo që nuk pritej ishte një reagim i Unikkatilit i cili
lajmërohet shumë rrallë në rrjete sociale.
Reperi i njohur shqiptar ka filluar ta ndjekë Big Kik në Instagram, duke treguar
kështu pëlqimin e tij për këtë reper i cili mori mijëra shikime pas prezantimit të
tij në emision.