Sipas të dhënave të pak minutave më parë nga Mbrojtja Civile në Itali, sot numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dje kanë qenë 4 401.
Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë por më i ulët se dje, sot janë regjistruar 889 viktima, ndërsa dje ishin 969.
Të shëruarit sot janë trefishuar, 1 434 perona kanë lënë spitalet vetëm sot, ndërsa dje kanë qenë 589.
Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png