Në kohën kur rreth liqenit të Badocit po planifikohet ndërtimi i një lagjeje luksoze, qindra banorë të rajonit të Prishtinës pritet të përballen me reduktime të ujit.
Rënia e nivelit të ujit nën 10 metra të dy liqeneve, atij të Badocit dhe Batllavës, ka bërë që ujësjellësi të bëjë planifikime për mënyrën se si do të veprojë në muajt e ardhshëm.
Sipas drejtorit të Ujësjellësit Rajonal, në rast se vendi do të vazhdojë të përballet me mungesë të reshjeve të borës dhe shiut, qytetarët e regjionit të Prishtinës kanë rezerva të ujit vetëm edhe për 7 ose 8 muaj./ktv/