Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Genta Ismajli me pamje krejtësisht ndryshe – mezi njihet

10. Juni 2025

Restaurant Marigona – Kombinimi i shijes, elegancës dhe mikpritjes në zemër të Kosovës

10. Juni 2025

26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

10. Juni 2025

Keisi Medini po i shijon pushimet

10. Juni 2025

Diçka e re po vjen nga Kida

10. Juni 2025

Mot me diell, temperaturat arrijnë 29 gradë

10. Juni 2025

E vrau bashkëshorten, Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

9. Juni 2025

Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

9. Juni 2025

Ronaldo pas triumfit në Ligën e Kombeve: Do ta bëja çdo gjë për Portugalinë

9. Juni 2025

23 raste të konfirmuara me fruth në maj, IKSHPK bën apel për vaksinim

9. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Biden merr vendimin para dorëzimit të presidencës, e fal djalin dhe e shpëton nga dënimi
Ballina

Biden merr vendimin para dorëzimit të presidencës, e fal djalin dhe e shpëton nga dënimi

2. Dezember 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Presidenti Joe Biden fali djalin e tij Hunter të dielën mbrëma duke shmangur një dënim të mundshëm për të, në një veprim që bie ndesh me premtimet e tij të kaluara se nuk do të përdorte kompetencat e jashtëzakonshme të presidencës në interes të anëtarëve të familjes së tij.

Hunter Biden ishte shpallur fajtor për vepra penale federale lidhur me posedimin në mënyrë të paligjshme të një arme zjarri dhe mospagim taksash.

Presidenti demokrat kishte thënë se nuk do ta falte djalin e tij dhe nuk do t’ia zbuste dënimin pas shpalljes së tij fajtor të dy rasteve në shtetet e Delauerës dhe Kalifornisë.

Lëvizja e tij vjen disa javë përpara se Hunter Bidenit t’i jepej dënimi pasi u shpall fajtor për rastin e armëmbajtjes dhe pranimit të fajit për akuzat e lidhur me taksat, si edhe më pak se dy muaj përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Falja nga i ati i jep fund një sage ligjore për Bidenin e ri, i cili bëri të ditur publikisht se ishte nën hetim federal në dhjetor 2020 – një muaj pas fitores së babait të tij – dhe hedh një hije mbi trashëgiminë e presidentit Biden.

Biden, i cili vazhdimisht ishte zotuar para amerikanëve se do të rivendoste normat dhe respektin për sundimin e ligjit pas mandatit të parë të Trumpit, përfundimisht e përdori pozicionin e tij për të ndihmuar djalin e tij, duke shkelur premtimin e tij publik ndaj amerikanëve se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Në qershor, Biden përjashtoi kategorikisht mundësinë e një faljeje për djalin e tij, duke u thënë gazetarëve se “unë do t’i përmbahem vendimit të jurisë. Këtë do të bëj dhe nuk do ta fal.”

Joe Biden
Share. Facebook
Previous ArticleFunksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit me humbje të dëgjimit
Next Article „Dasma” e Rovenës elektrizon Gjestin në orët e vona

Related Posts

Po mbulonte protestat në Los Angelos, reporterja goditet me plumb gome nga policia

9. Juni 2025

Masa e re e Trump: Bllokohet hyrja në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

9. Juni 2025

Moti sot

9. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Genta Ismajli me pamje krejtësisht ndryshe – mezi njihet

Read More

Restaurant Marigona – Kombinimi i shijes, elegancës dhe mikpritjes në zemër të Kosovës

Read More

26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Read More

Keisi Medini po i shijon pushimet

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.