Gjatë fushatës presidenciale të Kamala Harris do të dëgjoni këngën e Beyonce pasi artistja i ka dhënë leje që muzika e saj të përdoret.
CNN konfirmoi se Beyonce në mënyrë specifike i dha leje fushatës së Harris për të përdorur këngën “Freedom”.
Beyonce nuk ka lëshuar ende një deklaratë mbështetjeje për Harris, por duket qartë se ajo po mbështet atë.