Valdrin Sahiti, një nga disenjatorët më të suksesshëm të modës shqiptare, ka marrë një mesazh të veçantë nga këngëtarja e famshme botërore, Beyonce.

Në një letër të shoqëruar me trëndafila të bardhë, Beyonce e falënderon Valdrinin për krijimin e fustaneve të mrekullueshme dhe kontributin e tij në botën e artit dhe modës.
“Valdrin, ju falënderoj që bëni magjinë për krijimin e fustaneve më të bukura.”, ka shkruar mes tjerash Beyonce në letrën dërguar Sahitit.

Ky falënderim i ngrohtë nga Beyonce tregon nivelin e lartë të vlerësimit për punën dhe pasionin e tij.