Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, ka denoncuar një sp ital privat të njohur në Kosovë për papërgjegjshmëri në shërbimet e tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se në sp italin “ALOKA”, realiteti për kujdesin ndaj pacientit po del të jetë i tmerrshëm.
Këtë ai thotë se e ka evidentuar edhe nga përvoja personale.
Postimi i plotë:
Sp itali ALOKA dhe “kujdesi” ndaj pacientëve
Kështu shkruan mes tjerash në faqen e internetit të Sp italit ALOKA në Prishtinë:
“Ne e dijmë që vizita në sp ital është një përvojë stresuese dhe ne duam të bëjmë çmos që ju të ndjeheni të qetë dhe të kuptoni çdo gjë rreth kontrollës suaj.”
Realiteti mbi kujdesin ndaj pacientit në këtë sp ital, po del të jetë i tmerrshëm. Të paktën nisur nga përvoja personale.